Nga Shqipëria / E Martë 8 Tetor 2019, 18:06

Me veshje popullore shqiptare, Trejsi Sejdini mahnit me pamjen

Trejsi Sejdini, modelja e cila tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot ku bien në sy linjat perfekte trupore, këtë herë është shfaqur shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Trejsi ka vizituar këto ditë qytetin e Krujës dhe aty ka realizuar një set fotografik. 

Në foton e publikuar në rrjete sociale, modelja duket e mahnitshme e veshur me veshje popullore të Krujës.

"Jam shume e lumtur qe vizitova qytetin e Krujes, nje vend plot me tradita dhe zakone. Gjithashtu se bashku me Klevin Halili, u munduam te realizojme nje set ku te nxjerrim ne pah kulturen e vendit tone, me veshje mbi 100 vjecare. Cdo gje qe une kam veshur eshte e punuar me dore dhe trashegojne nje histori te mbartur prej vitesh", shkruan Trejsi.