Nga Shqipëria / E Martë 8 Tetor 2019, 18:06

Pak javë pas dasmës, Jonida Vokshi tregon si është jeta bashkëshortore

Muajin e kaluar, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare që e kishin ruajtur larg syrit të publikut. Çifti mbajtën një dasmë madhështore, të organizuar nga "Ami Event" e që për ditë me rradhë ishte në qendër të vëmendjes së mediave.

Jonida dhe Besniku tani kanë nisur jetën bashkëshortore dhe aktorja duket shumë e lumtur me këtë.

Në një video të postuar së fundmi në Instagram, Jonida shfaqet me mikeshën e saj, aktoren Olta Dakun teksa kjo e fundit e pyet: "Si është jeta bashkëshortore moj Jonida?"

"Yll, ja këshilloj të gjithëve", shprehet Jonida. "Ku e ke burrin?", e pyet Olta ndërsa Jonida kthen kamerën nga Besniku i cili shfaqet duke bërë muhabet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on