Nga Shqipëria / E Martë 8 Tetor 2019, 17:05

E papritur: Reperi shqiptar i jep lamtumirën muzikës

Reperi i njohur shqiptar i shumë hiteve ka hequr dorë nga muzika papritur. Bëhet fjalë për Çartanin, reperi i cili e ka nisur karrierën në muzikë në një moshë të re duke pasur shumë sukses.

Mirëpo ditën e sotme Çartani ka hyrë në Instagram dhe ka fshirë të gjitha postimet teksa ka publikuar vetëm një foto ku shkruhet: "Loja mbaroi".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Judovnik Boshnjaku (@carti_cartani) on

"Jam jashtë", shkruan Çartani krah këtij postimi ndërsa i falenderon të gjithë për përkrahjen gjatë këtyre viteve në muzikë.

Menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë në postimin e reperit duke i kërkuar të mos largohet nga muzika.

Kënga e fundit nga Çartani është "As 1 fjale", në bashkëpunim me Keisin, e publikuar gjatë verës.

Reperi nuk e ka bërë ende të ditur arsyen e largimit të papritur nga muzika.