Nga Shqipëria / E Martë 8 Tetor 2019, 17:05

Çfarë suksesi: Vesa Luma sjell këngë me artisten me famë botërore

Muajin e kaluar Vesa Luma u rikthye në Zelandën e re pas disa muajsh qëndrimi në Shqipëri ku u angazhua me projektet e saj artistike. Mbrëmjen e djeshme Vesa ndodhej me mikeshat e saj në një mbrëmje muzikore.

Në këtë mbrëmje këndonte këngëtarja me famë botërore, Njomza e cila ka origjinë shqiptare. Vesa pozoi krah Njomzës dhe dha lajmin e bukur se të dyja do sjellin një këngë.

"Çfarë nate. Njomza ishe e mrekullueshme, çfarë zëri, çfarë performance. Jam kaq krenare për ty. Mezi po pres këngën tonë. Po, ajo do më shkruajë një këngë", shkruan Vesa.

Kujtojmë që Njomza u bë shumë e njohur kur nisi të shkruajë tekstet e këngëve të Ariana Grandes.