Nga Shqipëria / E Martë 8 Tetor 2019, 16:04

Kajan mbush 1 vjeç, dalin pamjet nga festa e ditëlindjes

Në tetor të vitit të kaluar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë dhe vogëlushit i vendosën emrin e veçantë Kajan.

Për ditëlindjen e parë të djalit Erioni dhe Ajola kanë organizuar një festë private me njerëzit e tyre më të afërt.

Një imazh nga kjo festë na e ka sjellë sot Ajola bashkëngjitur me një dedikim.

Në foton e postuar në Instagram, Erioni shfaqet duke mbajtur në krahë Kajanin teksa i dhuron një puthje ndërsa Ajola i sheh me dashuri, e veshur si gjithnjë shumë elegante me një fustan të zi.

"Ti je ylli në qiellin tonë të natës, dashuria jonë e përjetshme", shkruan Ajola.