Aktorja shumë e njohur Dakota Johnson ditën e djeshme ka festuar 30 vjetorin. Ajo organizoi një festë të madhe ku morën pjesë shumë të njohur nga Hollywoodi dhe bota e muzikës, duke përfshirë partnerin e saj Chris Martin, nënën e saj Melanie Griffith, këngëtaren Miley Cyrus dhe aktoren Kate Hudson.

Ditën e djeshme Gwyneth Paltrow, ish-gruaja e partnerit të saj, i bëri një urim për ditëlindje që për shumë njerëz tingëllon i pazakontë kur mendon se vajzat kanë ‘ndarë’ të njëjtin burrë. ‘Gëzuar ditëlindjen e 30-të ti gur i çmuar”,i shkruante ajo.

Sikur të mos mjaftonte, në festën e organizuar për ditëlindje, mes të ftuarve ndodhej dhe Gwyneth e cila është parë duke u argëtuar së tepërmi në shoqërinë e Dakotës dhe të ftuarve të tjerë. Dyshja kanë treguar se e shkuara nuk është e rëndësishmë për to dhe që e kanë hedhur pas krahëve dhe së bashku ruajnë një miqësi të mirë.

















