Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është kthyer në një emër shumë të dëgjuar dhe të suksesshëm. Ndonëse rruga e tij drejt famës nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi siç ka rrëfyer dhe vetë ai fillimisht i janë mbyllur shumë dyer, Gashi ka arritur t’ia dalë mbanë.

Këngët e tij kthehen në hite dhe reperi ka mbledhur rreth vetes një numër të madh fansash të cilët e përcjellin në cdo hap. Fansat e tij i përkasin grupmoshave të ndryshme dhe së fundmi reperi ka publikuar në profilin e Instagramit një video që paraqet reagimin e paparë të një fanseje pasi ka marrë një dhuratë të dizenjuar nga ai.

Vogëlushja ka marrë një bluzë të markës së Gashit, aty lexon emri i tij në njërën anë dhe në anën tjetër është një Shqiponjë e madhe e cila përfaqëson origjinën shqiptare të reperit. Një të marrë bluzën në duar vajza e vogël fillon të kërcejë e të bërtasë nga gëzimi duke mos iu besuar syve.







