Kejvina Kthella ka ngatërruar rrugën dhe në vend që të kthehej nga Prishtina në Tiranë, ka përfunduar në Shkup. Këtë modelja e ka treguar mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit "Dance with me", duke u justifikuar për faktin që nuk kishte shkuar në prova.

"Kejvina çfarë të ndodhi dje që nuk erdhe në prova?", e pyeti Alketa.

"Humba rrugën. Po kthehesha nga Kosova dhe përfundova në Shkup", tha Kejvina.

Ndërsa Genti iu kthye: "Më fal moj Kejvina, po si mund të ngatërrohet Shkup me Tiranë se nuk e kuptoj. Po Shkup fillon me “sh” moj".

"E rëndësishme është të mos ngatërroni vallëzimin, se rruga edhe mund të ngatërrohet në jetë, mund të ndodhë që nisesh për në Shkup dhe përfundon në Greqi për shembull", tha Alketa.





