Një video e Taylor Swift ka bërë namin në rrjet. E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, Taylor u shokua kur u shfaq në ekran një video e saj, e filmuar nga e ëma gjatë kohës kur këngëtarja kishte bërë një operacion në sy. Në video Taylor shfaqet duke u ankuar për një banane.

Pikërisht këtë pjesë, Justin Bieber e ka imituar gjatë një video live në Instagram teksa bashkëshortja e tij, Hailey po e filmonte. "Sa qesharake", dëgjohet të thotë Hailey.

Fansat e Swiftit menjëherë janë hedhur në sulm ndaj çiftit Bieber. Një fanse e Swift ka postuar një video ku ofendonte çiftin, video të cilën Hailey e ka ripostuar në Twitter me një mesazh.

"Nuk e mendoja kurrë se do mërzisja kaq shumë dikë. Me të vërtet më vjen keq që je mërzitur kaq shumë. Zot ki mëshirë, shpresoj të mos jem kurrë kaq e mërzitur ndaj dikujt që as e njoh", shkruan Hailey.

Më pas bashkëshortja e Bieberit shkruajti edhe dy statuse të tjetër dedikuar fansave të Swiftit.

"Mendoj që është fantastike sa shumë fansa të apasionuar dhe të dedikuar ju jeni. Nëse kam bërë diçka që ju ka lënduar personalisht apo ju ka ofenduar, më vjen keq, nuk është qëllimi im t'ju mërzis. Por të nevrikosesh me dikë që nuk e njeh, nuk ia vlen. E di, sepse e kam kaluar këtë, të bën të dukesh e dëshpëruar. Mos lejoni askënd t'ju bëjë të ndiheni kështu. Më besoni, nuk ia vlen të harxhosh energjinë", shkruan Hailey.


Nëse jeni kurioz, kjo është video e Swift që Bieber e kopjoi./Xing.al.









