Gazetari i njohur Blendi Fevziu është mjaft aktiv në rrjete sociale. Permes postimeve të bëra ai i mban ndjekësit të informuar për shumë detaje nga jeta e tij, si profesionale ashtu dhe private.

Ditën e sotme Blendi ka ndarë disa foto në Instastoryn e tij dhe në sfond ka kapur dhe pjesën e shtëpisë, e cila shihet se është realizuar me një arkitekturë shumë moderne. Në fotografi është kapur pjesa ballore e shtëpisë dhe në sy bien oxhaku, çatia, dritaret, llambat, ballkoni etj.

Shtëpia vjen e lyer në dy ngjyra: ngjyrë e verdhë e hapur, e përzier me një të verdhë më të theksuar. Në njërën prej fotove, Blendi po qëndron në ballkon dhe ka marrë pamjen tipike të ‘të zotit të shtëpisë’.










