Moderatorja bukuroshe shqiptare, Blerona Zeqiri ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pas ndryshimit të bërë në pamje e më saktë me rënien në peshë.

Nuk e dimë ende si Blerona ka arritur këtë rezultat fantastik, me dietë apo palestër, por në foto e fundit moderatorja është shfaqur shumë elegante.

Blerona ka marrë komplimenta të shumtë nga fansat në fotot ku pozon me fustane, me trupin tanimë si një modele e me belin e hollë.

Moderatorja tërhoqi vëmendjen edhe me veshjen në dasmën e Bleros duke u shfaqur me një fustan rrjetë që i tregonte më së miri linjat trupore që ka tani.








