Reperi i njohur shqiptar Don Phenom që prej disa muajsh ka pranuar se është në lidhje me një vajzë shqiptare, identitetin e të cilës ai preferonte ta mbante të fshehtë. Mirëpo ditën e djeshme kudo në rrjet qarkulluan disa foto te tij dhe një vajze bjonde teksa ndodheshin në koncertin e Capital T.

Don Phenom e ka mbajtur të dashurën për shumë kohë larg syrit të publikut dhe tanimë që fotot janë publikuar, ai ende nuk ka dhënë asnjë reagim. Ditën e sotme është zbuluar dhe identiteti i vajzës në fjalë.

Burime nga ‘Anabel.al’ kanë zbuluar se bjondja quhet Anxhi dhe është një femër tepër tërheqëse. Ajo është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale dhe në një postim të saj, është fotografuar në prani të Don Phenom.










