Me datë 28 Shtator rinisi emisioni shumë i ndjekur ‘Shiko kush luan’, në drejtimin e moderatores shumë të dashur nga publiku, Luana Vjollca. Që në puntatën e parë sezoni i ri tërheqi shumë vëmendje duke numëruar një numër të madh teleshikuesish, me plot 400 mijë shikueshmëri në kanalin zyrtar në YouTube vetëm për dy dite.

Ndërkohë të shtunën ishte puntata e dytë e këtij emisioni dhe ndonëse ishte në të njëjtin orar me serialin e ri të humorit ‘Klanifornia’ drejtuar nga Marina Vjollca, ‘Shiko kush luan’ ka arritur sërish një rekord të paparë. Përmes disa postimeve të shpërndara në Instastoryn e saj, Luana ka treguar se puntata e dytë është kthyer në videon numër 1 më ‘trend’ të momentit dhe kjo jo vetëm në Shqipëri.

‘Shiko kush luan’ ka mbledhur rreth vetes teleshikues nga vende jashtë kufinjve të Shqipërisë duke u kthyer në më të ndjekurin, si Arabi:

Turqi:

Gjermani:

Maqedoni:

Ky lajm e ka lumturuar shumë moderatoren e cila i ka falenderuar ndjekësit e saj publikisht, përmes një postimi ku shkruan: ‘Fansat e mi janë kënaqësia ime më e madhe. Unë punoj për ata, jam këtu falë tyre! Janë një inspirim dhe forcë e madhe për të mos u ndalur!”












