Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 17:05

Harrojeni Elita Rudin, kunata e saj qenka si kukull

Elita Rudi është vërtet një nga moderatoret më bukuroshe të ekranit, por ajo edhe kunatën e paska një super yll. Së fundmi vëllai i Gjikos, producenti Arbër Gjikolli kurorëzoi në martesë dashurinë me Blerina Bokshin. Çifti mbajti një dasmë luksoze me shumë të ftuar VIP e që u komentua shumë në media.

Sigurisht që në dasmë vëmendjen më të madhe e merr nusja dhe Blerina u shfaq si një kukull, me një bukuri që të lë gojëhapur.

Në ditën e dasmës, Blerina ka preferuar ta ruajë natyralitetin duke mos u shfaqur me një makeup të rënduar.

Në dasmë edhe Elita tërhoqi vëmendjen me fustanin me tyl e temina duke u shfaqur në super formë krah bashkëshortit, Gjikos.