Prej kohësh tashmë deputetja Kejdi Mehmetaj është e fejuar me Arbër Kaçin, punonjës në Ministrinë e Drejtësisë, si këshilltar. Kejdi ka preferuar që marrëdhënien e tyre ta ruajë larg mediave, por së fundmi në një intervistë për "Pop Culture" ajo ka zbuluar më shumë.

Dojna e ka pyetur Kejdin nëse ka menduar të largohet nga shtëpia dhe të bashkëjetojë me të fejuarin e saj.

Me përgjigjen e saj Kejdi ka lënë të kuptohet se ata po e mendojnë bashkëjetesën e shtëpinë e tyre të re preferon ta arredojë vetë deputetja.

“Duhet të jemi kurajoz në planet që marrim ne jemi në planifikim e siper kështu që Zoti të na i bëj mbarë. Do ta arredoj, do jem unë njeriu që do e rregulloj kur të bashkëjetoj, sepse kam qenë në pikrutë e vogël, më pëlqejnë ngjyrat dhe të luaj me to. Por të shpresoj që edhe do e mirëmbaj", është shprehur Kejdi.






