Olsi Bylyku njihet tashmë për natyrën e tij humoristike dhe me shumë batuta. Aktori i dashur për publikun nuk nguron të na kënaqë me imitimet speciale që bën, duke ironizuar figura të tjera të ekranit.

Jemi mësuar tashmë t’a shohim Olsin të veshur si moderatorja e motit Alba Hoxha, e cila njëkohësisht është edhe balerinë në Tv Klan. Prej kohësh Olsi e bën këtë imitim në ekran, si tek ‘Portokalli’ ashtu edhe në ‘Klanifornia’.

Por mesa duket në jetën reale dyshja janë miq të mirë. Këtë gjë e ka zbuluar vetë Alba përmes një postimi në instagram, ku shkruan: “Miq të mirë”. Kështu balerina na ka treguar se nuk e ka aspak problem që Olsi e imiton, përkundrazi ajo e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë.







