Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 15:03

Ndonëse e do shumë muzikën, Anjeza Shahini merr vendimin e prerë

Ndonëse është larguar që prej shumë kohësh nga muzika, Anjeza Shahini vazhdon të mbetet një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo prej vitesh po qëndron jashtë vendit ku ka krijuar dhe familjen e saj. Anjeza është martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly, dhe në muajin Mars ato u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të një vajze, të cilës i vendosën emrin Tori.

Dikur Anjeza ka qenë një pjesëmarrëse e rregullt në festivale dhe këngët e saj priteshin shumë mirë nga publiku. Për herë të fundit ajo ka konkurruar te ‘Kënga Magjike’ në vitin 2014 me këngën e titulluar ‘Energji’.

Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja ka treguar se me këtë këngë i ka mbyllur dhe konkurrimet në festivale. Ajo ka publikuar një video të këngës ‘Energji’ dhe bashkëngjitur me videon shkruan:  “Më vjen mirë që konkurimet nëpër festivale i mbylla me këtë këngë plot energji dhe ngjyra”.