Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 15:03

I ka munguar muzikës për 2 vite, Beatrix Ramosaj zbulon arsyen

Për plot dy vite këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka bërë një pausë në muzikë, duke mos publikuar asnjë këngë të re. Projekti i fundit muzikor nga ajo i përket vitit 2017, por të paktën ajo është treguar mjaft aktive në rrjete sociale duke qëndruar afër fansave përmes postimeve të ndryshme.

Beatrix u shkëput nga pasioni i saj më i madh dhe arsyet i ka bërë të ditura ditën e sotme, se bashku me lajmin se ka ndërmend të rikthehet sërish. Kënga e saj e re do të xhirohet muajin tjetër dhe këngëtarja ka zbuluar se i ka munguar muzikës pasi fillimisht i është dashur të gjejë veten.

‘E di që ka kaluar shumë kohë, por dua të dini se kam punuar për këngën time të re dhe me shumë siguri do ta xhiroj këngën time muajin e ardhshëm. Faleminderit që jeni treguar të duruar me mua. Më duhej pak kohë të punoja me veten dhe tani mendoj se jam gati të rikthehem dhe të jem pranë jush me muzikën time. Shumë dashuri, Trixa’, ka shkruar Beatrix në një postim të Instastory dhe sigurisht që ky lajm i ka lumturuar shumë fansat e saj të cilët ja kanë ndjerë mungesën zërit të saj për kaq shumë kohë.