Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 13:01

Pasi e mohoi publikisht, Kylie Jenner kapet sërish mat me ish të dashurin

Që prej disa ditësh tanimë, kudo në media po bën bujë lajmi i ndarjes së një prej çifteve më të njohur të Showbizit botëror, Kylie Jenner dhe Travis Skott. Arsyeja mendohet të jetë tradhëtia por si Kylie ashtu dhe Travis kanë deklaruar publikisht se nuk ekziston diçka e tillë.

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner, para pak ditësh është fotografuar teksa shkonte drejt së njëjtës godinë ku ndodhej ishi i saj, reperi i njohur Tyga. Pas gjithë këtyre lajmeve, komenteve nga më të ndryshmet nga fansat, Kylie vendosi të reagonte. Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë me 2 nga miqtë e mi tek dilja nga një studio në të cilën ndodhej edhe ai”,- shkruante ajo.

Menjëherë pasi miliarderja e mohoi publikisht, ajo është fotografuar sërish në një klub nate në të cilin ndodhej dhe reperi Tyga. Dyshja nuk ka mundur t’i shpëtojë syrit të fotografëve ndonëse Kylie fshihej pas bodyguard-ëve. Gjithsesi ende nuk dihet nëse janë takuar e ç’ka ndodhur mes tyre.