Elhaida Dani është përgëzuar gjithnjë për zërin e saj të mirë. Këngëtarja e njohur së fundmi është duke zhvilluar turneun e muzikalit “Notre-Dame de Paris”, nga ku interpreton personazhin e famshëm Esmeraldën.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ajo ka thënë: “Që e vogël ëndërroja të këndoja në ‘Arena di Verona’, një artist e di mirë çfarë do të thotë. Unë mezi po pres ta prek këtë skenë për herë të parë. Madje, do të jetë dhe hera e parë që familja ime do të vijë të më shoh të performoj Esmeraldën dhe kjo e bën këtë gjë akoma më speciale’.


Dhe mesa duket Elhaida ka prekur magjinë e skenës së madhe në‘Arena di Verona’. Përmes postimeve të bëra nga vetë artisja , kemi vënë re sa është gëzuar ajo. Krahas fotove ajo shkruan: “A ndodhi vërtetë? Një ëndërr!”

Ëndrra e Elhaidës është kthyer në realitet më në fund. I urojmë suksese të mëtejshme artistes sonë të talentuar.






