Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 12:12

Pasi Miley u lidh me shokun e ngushtë, reagon ish e dashura

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus, ka treguar një paqëndrueshmëri të paparë kohët e fundit, përsa i përket lidhjeve dhe romancave. Pikërisht kjo e ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave. Pas ndarjes së bujshme me bashkëshortin, aktorin Liam Hemsworth, këngëtarja nisi një marrëdhënie me modelen Kaitlynn Karter, me të cilën u fotografua disa herë në publik, pasi dyshja shihej kudo e shoqëruar.

Mirëpo Miley u bezdis nga kjo lidhje dhe i dha fund vetëm pas 2 muajsh. Sipas burimeve nga mediat e huaja, lidhja mes tyre nisi të ecte me hapa seriozë dhe këngëtarja nuk e donte një gjë të tillë prandaj dhe hoqi dorë. Pas modeles, Miley sërish nuk qëndroi vetëm! Ajo u kap mat duke u puthur me shokun e saj të ngushtë, Cody Simpson. Burime nga ‘Cosmopolitan’ zbuluan se dyshja kanë nisur një lidhje me njëri-tjetrit që konsiston me moton ‘Bëj qejf dhe mos merr asgjë seriozisht.’

Pra Miley nuk po kërkon gjëra serioze në këtë periudhë të jetës së saj, ajo është në kërkim të aventurave të shkurtra. Kjo situatë e ka shqtësuar modelen Kaitlyn Karter dhe burime nga TMZ kanë treguar se modelja ka shprehur shqetësim për sjelljen e Mileyt ndaj miqve dhe  shqetësohet për mirëqenien e saj. Gjithsesi ndonëse të shumtë janë kritikat dhe shqetësimet ndaj këngëtares në këtë periudhë, ajo duket sikur nuk po e vret fare mendjen dhe ka qartësuar se po e shijon së tepërmi.