Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 12:12

Vjen në jetë princesha, Granit Xhaka bëhet baba

Ditën e sotme futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e njohur e kanë bërë të ditur që herët pritjen e ëmbël, duke treguar edhe lumturinë e madhe që kanë ndjerë.

Vetëm pak minuta më parë ka qenë vet Graniti që ka postuar në instagramin e tij foton e ëmbël. Edhe mbishkrimi i bukur për të bijën që ka ardhur në jetë, është shumë prekës: “Mirë se erdhe në jetë princesha jonë e vogël. Mami dhe babi të duan shumë”,-ka zgjedhur të shkruajë Graniti.

Fotoja bardhë e zi me duart e tre pjesëtarëve të familjes Xhaka ka tërhequr mjaft vëmëndje dhe ka marrë komente të shumta. Të gjithë dashamirës dhe miq të dyshes, nuk kanë nguruar t’i urojnë vajzës së tyre jetë të gjatë.