Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 11:11

Feston sot ditëlindjen, Adel Lami i bën urimin e veçantë vetes

Balerina e njohur Adel Lami po e vazhdon karrierën e saj prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja shqiptare është mjaft e suksesshme në fushën e saj dhe ka padyshim fansa të shumtë.

Adela është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku nuk nguron të na tregojë shumëçka nga jeta e saj. Dita e sotme për bukuroshen nuk është e zakonshme. Ajo sot feston ditëlindjen dhe nuk ka nguruar t’a urojë veten e para.

“Urime ditëlindjen Adela. Faleminderit që më ke bërë personin më të lumtur. Do të përpiqem shumë të të bëj krenare”,-ka përfunduar balerina, ndërkohë që postimin e ka shoqëruar me një foto të saj, ku duket sharmante si gjithnjë.

Adela bën plot 26 vjeç dhe urime të shumta kanë mbërritur në llogarinë e saj në instagram. Edhe 100 vite të lumtura Adel Lami.