Ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimeve në Kosovë, nga ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se fituesi zyrtar është kreu i Partisë Vetvendosja, Albin Kurti. Procesi i votimit është mbyllur që mbrëmjen e djeshme, por për shkak të grumbullimit të të dhënave, vetëm sot u dha verdikti final.

Në një dalje për mediat Albin Kurti u shpreh: “Si kryeministër i ri shpall fitoren e VV. Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur. Sot në festë, nesër nisim përgatitjet për formimin e qeverisë. Falenderoj qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për votë të lirë."

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%.E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.



