Miley Cyrus ka qenë në qendër të vëmëndjes këto ditë për shkak të puthjes së saj të bujshme me mikun e ngjushtë Cody Simpson. Të gjithë e gjykuan artisten e njohur, pasi kohëve të fundit nuk ka qenë shumë e qëndrueshme me lidhjet e saj.

Fotoja që qarkulloi në rrjetet sociale u gjykua nga të gjithë ndjekësit dhe fansat. Komente negative vërshuan drejt saj, ndërkohë që Miley u shfajësua duke thënë: “Unë thjesht po përpiqem të eci përpara”. Ka qenë kjo fjalia e bukuroshes, e cila është mërzitur shumë nga komentet aspak të mira dhe shpesh fyese.

Por e vetmja që ka kuptuar situatën e Miley, ka qenë modelja Kendall Jenner. Me fjalët motivuese në rrjetet sociale ajo është shprehur: “Unë të kuptoj. Jeto jetën tënde shoqe”.

Mikja e Miley mesa duket është e vetmja që e ka kuptuar se sa e vështirë mund të ketë qenë për këngëtaren kjo situatë, prandaj edhe ka lënë komentin pozitiv kundrejt saj.





