Nga Shqipëria / E Hënë 7 Tetor 2019, 09:09

Çfarë? Hailey pëlqen sërish postimin e ish të dashurës së burrit dhe na habiti

Pas dasmës së Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, të gjithë ishim sy e veshë se si do reagonte ish e dashura e Justin, këngëtarja e njohur Selena Gomez. Por mesa duket, ajo nuk u shqetësua shumë nga kjo situatë dhe vazhdoi jetën e qetë. Për Selenën ky është një kapitull i mbylluar, ashtu sikurse edhe për Justin.

Por mesa kemi vënë re, edhe modelja Hailey nuk është e shqetësuar për faktin se Jusin dhe artistja kanë jetuar një romancë së bashku. Përkundrazi, modelja ka treguar se e vlerëson Selenën.

Pak kohë më parë ka qenë Hailey e cila i ka dhënë një ‘like’ postimit ku dukej Selena. Fotoja e postuar nga Raquelle Stevens, mikeshë e dy bukurosheve, përpos gjithë pëlqimeve të tjera, ka marrë edhe pëlqimin e bashkëshortes së Justin.

Kohëve të fundit Selena është angazhuar në dokumentarin e saj të ri 'Living Undocumented', lidhur me familjet emigruese. Për të festuar këtë sukses, artistja ka dale me miqtë e saj dhe kanë shkrepur një foto të gjithë së bashku.

Hailey përmes miqve të përbashkët aty, ka arritur t’a shohë dhe t'a pëlqejë sërish foton e Selena Gomez. Mesa duket gjërat janë sheshuar dhe as njëra as tjetra nuk e kanë aspak problem të shkuarën që i lidh.