Ditën e sotme në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet dhe mes qytetarëve, kanë shkuar të votojnë edhe personazhe të famshëm. Një ndër to ishte këngëtarja, Fjolla Morina.

Fjolla tërhoqi vëmendjen e veshur me kostum të zi dhe flokët e gjatë bjond.

Fjolla e ka dhënë votën e saj në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Këngëtarja ka inkurajuar edhe ndjekësit e saj të dalin edhe ata të votojnë.

"Une Votova Dilni edhe Ju. Na prift e mbara", shkruan Fjolla.




