Ditën e sotme teleshikuesit e emisionit "E diela shqiptare", janë prekur nga historia e dy motrave që nuk ishin takuar prej vitesh. Prej 30 vitesh, Xhuljana jeton në Kanada, por sot ajo kishte ardhur për t’i bërë një surprizë motrës së saj Katerina.

Arditi i intervistoi të dy motrat të cilat treguan historinë e dhimbshme të jetës. Katerina mendonte se takimin me motrën do e realizonte në aeroport, por surpriza e priste aty ku po zhvillohej intervista.

Teksa po fliste për historinë e familjes së saj, Xhuljana shkoi pranë Katerinës si 'kamariere' për t’i shërbyer çajin. Xhuljana mbeti e habitur dhe të dy motrat u përqafuan mes lotëve.

"Kjo është motra më e mirë në botë. Ka motra si kjo? Kurrë s'ka", u shpreh Katerina.

"Ti je shumë e mirë vetë. Të gjitha motrat kudo që janë, janë të mira", tha Xhuljana.









