Dita e sotme është ditë e shënuar për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn. Vogëlushi i tyre me emrin Kajan, bën plot një vjeç. Urime të shumta kanë ardhur në rrjetet e tyre sociale, nga miq dhe dashamirës të dyshes së njohur.

Ajola Xoxa është mjaft aktive në rrjetet sociale nga ku nuk nguron të na tregojë momente të ndryshme të ditës. E nuk kishte si të mungonte urimi i saj për djalin ditën e sotme.

“Qoftë dashuria që do të japësh aq e fortë sa një mal”,-ka zgjedhur Ajola të shkruajë në postimin e bërë në instagram. Fjalët e ndjera për të birin kanë bërë që te vërshojnë të tjera komente, ku urojnë për Kajan shumë vite të tjera.

Ditën e djeshme Ajola po ashtu bëri një postim mjaft të ndjerë, duke na e zbuluar që atëherë se biri i tyre kishte ditëlindjen. Ne urojmë po ashtu edhe shumë vite të lumtura për të voglin Kajan. Shumë urime!







