Këngëtarja Anjeza Shahini është mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar. Kjo për faktin se artistja ka vite që është pjesë e skenës dhe muzikës shqiptare. Me shumë hite në repertor, Anjeza na ka treguar se e meriton dashurinë e fansave.

Artistja e dashur për publikun na ka treguar një tjetër anë të saj. Ajo ka publikuar një foto me një xhaketë të zezë, dhe ka shpjeguar arsyen pse e vesh prej vitesh.

“Këtë xhaketë lëkure e ruaj dhe e vesh prej shumë vitesh. Ndoshta e shihni në shumë nga fotot e mia. Kështu bëj me disa nga veshjet e mia. E dua modën dhe kënaqem kur ble veshje të reja sigurisht, por dua dhe botën në të cilën jetoj. Kështu që kur ble diçka të re, thjesht e mendoj dy herë. Vetëm kaq duhet për të bërë secili pjesën tonë, të shpëtojmë sadopak ambjentin”,-ka përfunduar ajo.

Kështu Anjeza na ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, se nuk është dukja ajo që ka rëndësi por brendësia. Anjeza me fjalët që ka thënë na ka bërë të reflektojmë dy herë, kur duam t’u drejtohemi veshjeve të kripura në çmim.






