Këngëtarja ekstravagante Enca njihet për natyrën e saj çapkëne dhe shumë provokuese. Artistja e njohur di të prodhojë hite të bukura kohë pas kohe, dhe që të gjitha pëlqehen nga fansat. Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, në instagram më së shumti.

Bukuroshja ka qenë mbrëmë e pranishme në dasmën e producentit të njohur, vëllait të Gjikos, ku është parë duke bërë shumë qejf. Nën ritmet e muzikës së mirë, Enca ka vallëzuar gjithë natën dhe mesa kemi vënë re është kënaqur pafund.


Dhe mesa duket Encës i pëlqeu kaq shumë dasma kosovare, saqë po mendon edhe vetë të bëhet nuse atje. Përmes një postimi në instagram, ajo i është drejtuar fansave me pyetjen: “A thu bëhem dhe unë nuse në Kosovë?”

Mesa duket fansave u pëlqeu shumë ky mendim saqë shumica kanë votuar me po. Ndoshta shumë shpejt do të kemi të reja të bukura nga Enca.





