Dafina Zeqiri njihet për stilin e saj mjaft ekstravagant. Artistja e njohur gjithnjë shihet me stile të ndryshme flokësh, nga më të bukurit deri tek më të çuditshmit. Me natyrën e saj, Dafina tërheq gjithmonë vëmëndje.

Ndërsa së fundmi ajo bëri ndyshimin drastik në pamje, duke i prerë flokët shumë shkurt. Kjo gjë i habiti të gjithë fansat por që gjithësesi, artistja dukej mjaft bukur.

Mesa duke tani ky stil iu mërzit sërish Dafinës, e cila ka menduar një tjetër model flokësh. Përmes disa fotove të publikuara në instagram, këngëtarja na tregoi modelin më të ri të flokëve. Ajo ka vendosur të vijë bjonde këtë herë , me gjatësi poshtë shpatullave dhe me balluke.

Sigurisht edhe me këtë model ajo dukej sërish e mrekullueshme. Look-ut të saj i ka shtuar edhe një palë syze optike dhe duket kaq ndryshe nga më parë.






