Nga Shqipëria / E Diel 6 Tetor 2019, 10:10

Enca dhe Dhurata Dora bëhën bashkë, ç'po kurdisin dy artistet

Enca është padyshim këngëtarja më ekstravagante e estradës shqiptare. E kemi parë gjithnjë shumë të kuruar në rrjetet sociale, nga ku është shumë aktive me foto dhe video pafund.

Mbrëmjen e djeshme Enca është bërë bashkë me një tjetër artiste shumë të njohur. E kemi fjalën për Dhurata Dorën, artisten e cila tashmë i ka kaluar kufijtë shqiptarë me hitin e fundit “Zemër”.

Të dyja janë parë duke kërcyer dhe duke bërë qejf në dasmën e producentit të njohur shqiptar, Big Bang i cili qëndron në krye të kompanisë Redbox Entertainmet. Enca ka postuar një foto ku duken të dyja artistet bashkë teksa qeshin dhe kënaqen.

Në mbishkimin e fotos Enca ka zgjedhur të shkruajë: “Në kokën tonë”, duke e shoqëruar me një ikonë të qeshurash. Nuk dihet nëse këngëtaret janë bërë bashkë për ndonjë bashkëpunim. Ndërkohë ndaraz ato janë shumë të suksesshme por së bashku do të ishin të paarritshme.