Nga Shqipëria / E Diel 6 Tetor 2019, 09:09

S’e njohëm: Zayn Malik ndryshon pamjen e jashtme drastikisht

Këngëtarin e njohur Zayn Malik e kemi parë gjithmonë me flokët e tij karakteristike të ngritura paksa lart. Artisti i njohur është pëlqyer shpesh për look-un e tij që nuk e kishte ndryshuar prej vitesh.

Pas një mungese disa mujore në rrjetet sociale, Zayn është rikthyer sërish për të na prezantuar modelin e ri të flokëve. Përmes një fotoje të postuar në instagram, ai është shfaqur shumë ndryshe nga sa e kemi njohur deri më tani. Me flokët e qethura deri në fund, Zayn na ka habitur me vendimin drastik për t'u bërë tullac.

Menjëherë kanë vërshuar shumë komente pozitive dhe negative mbi pamjen e tij të re. Kishte nga ata që e pëlqenin por edhe nga ata që e ‘shanë’ për  vendimin e nxituar. Megjithatë Zayn nuk ka reaguar aspak. Mesa duket artisti i njohur është mjaft i kënaqur me pamjen e tij të re.