Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 20:08

Miley Cyrus lidhet me shokun e ngushtë, por arsyeja na habiti

Miley Cyrus po tregohet shumë e paqëndrueshme kohët e fundit dhe kjo e ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave. Pas ndarjes së bujshme nga bashkëshorti, Liam Hemsworth, Miley nisi lidhjen me modelen Kaitlyn Carter. Mirëpo vetëm pas dy muajsh, këngëtarja u mërzit dhe i dha fund.

Ditën e djeshme kudo në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja 26-vjeçare është parë duke u puthur me këngëtarin 22 vjeçar, Cody Simpson, me të cilën ajo ka pasur që prej kohësh një shoqëri të ngushtë. Nëse për një moment menduam se dyshja po fillon një lidhje tamam me njëri-tjetrin, u gabuam. Burime ekskluzive kanë zbuluar për ‘Cosmopolitan’ se Miley dhe Cody kanë vendosur të takohen me njëri-tjetrin thjesht për aventurë.

Siç duket motoja e lidhjes së tyre është ‘Bëj qejf dhe mos merr asgjë seriozisht’. Lidhjet e fundit të Mileyt, modelja dhe pastaj Cody, tregojnë se pas Liamit këngëtarja nuk ka ndërmend të krijojë gjëra serioze me asnjë. Ajo nuk është në kërkim të dashurisë, por në kërkim për aventura.