Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 19:07

'Thjesht të du', pas spekulimeve Flori zbulon kujt ia shprehu dashurinë

Pas disa muajsh larg skenës dhe muzikës, Flori Mumajesi u rikthye fuqishëm me produksionin e Shkurte Gashit dhe Brunos. Kënga u prit shumë mirë nga fansat e artistëve dhe u përgëzua për këtë kantautori, i cili ishte pikërisht Flori.

Mbrëmjen e djeshme artisti na ka habitur me deklaratën e tij të fortë të dashurisë. Ai ka postuar një foto në mbishkrimin e së cilës ka thënë: “Thjesht të du.” Kjo është parë si një dedikim nga ana e artistit për dikë që ai e do vërtet në jetën reale.

Por mesa duket nuk qenka kështu. Vetëm sot Flori na zbuloi se ky qenka titulli i një kënge që ai e ka kompozuar për mikun që është martuar. Në dasmën e Petrit Kllokoqit kanë qenë shumë nga yjet e showbiz e ndër ta edhe Flor Mumajesi, i cili i ka dhuruar të gjithëve ritme të bukura.

“Thjesht të du... Rrënqethëse. Kështu si në foto ju pafsha gjithmonë”,-ka shkruar Flori duke etiketuar mikun e tij me të dashurën e zemrës. Mesa duket gjërat nuk paskan qenë ashtu si kishim menduar.