Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 19:07

Mamaja feston ditëlindjen, Albërie Hatërgjonaj e uron në mënyrën më të veçantë

Albërie Hatërgjonaj është kthyer padyshim në këngëtaren tonë të preferuar. Prej kaq shumë vitesh në skenë, me hite të pafundme, Albëria ka ditur si t'i rezistojë kohës. Edhe pse jo në të 20-tat e saj, artistja duket kaq energjike dhe e bukur, sa mund të dyshojmë për moshën  e saj.

Këngëtarja e njohur e ndan jetesën mes Amerikës dhe Shqipërisë. Sot ka qenë një ditë speciale për të, pasi mamaja e Albëries ka festuar ditëlindjen. Artisja ka zgjedhur t'a urojë prej së largu me anë të një videoje ku dëgjohet të këndojë “Happy Birthday”. “Gëzuar ditëlindjen mamaja më e bukur dhe më e mirë në botë”,- dëgjohet të thotë këngëtarja në videon e postuar në instagram.

Dhe fill pas saj ka postuar një foto ku shihet duke puthur të ëmën dhe duke e uruar sërish: “Gëzofsh edhe shumë vite të tjera mami. Të dua”,-ka shkruar Albëria. Mesa duket lidhja mes tyre është shumë e ngushtë. Urojmë edhe 100 të tjera për mamanë e Albëries.