Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 19:07

Nesër nis ‘Portokalli’, zbulohet i ftuari i parë në spektakël

Ditën e nesërme rikthehet spektakli i humorit që për shumë kohë ka shkaktuar pafund të qeshura në rradhët e publikut. Bëhet fjalë për ‘Portokalli’, i cili në këtë sezon të ri do të vijë plot surpriza dhe ndryshime, pasi një pjesë e aktorëve të njohur të humorit janë larguar.

Sot, me anë të një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ka bërë një njoftim në lidhje me spektaklin në fjalë. Ai ka postuar një foto në të cilën shihet së bashku me aktorin Gaz Paja dhe ka shkruar: ‘Ne të dy, nesër në Portokalli”, duke zbuluar se do të jetë i ftuar në mbrëmjen e parë të sezonit të ri.

Kujtojmë që Gazi në sezonin e kaluar e ka imituar dhe ka shkaktuar shumë të qeshura në publik. Publiku mezi po pret që këto të qeshura të rikthehen sërish.