Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 17:05

Sonte rikthehet në ekran, Marina na e hoqi trurin me pamjen

Mbrëmjen e sotme nis spektakli i shumëpritur "Klanifornia show" në drejtimin e moderatores Marina Vjollca, e cila i ka munguar ekranit për rreth dy vite. Ky spektakël do të ketë të përfshirë edhe pjesën e muzikës dhe intervistave përveç pjesës së humorit.

Pak më parë Marina ka zbuluar dhe look-un e saj këtë mbrëmje dhe duhet të themi që i ka lënë të gjithë gojëhapur. Ajo ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku fillimisht tregon pjesën e make upit dhe të flokëve. Marina shihet e kuruar deri në detaje.

Më pas ka publikuar dhe një video në të cilën shfaq veshjen e plotë dhe pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar. Moderatorja ka zgjedhur të veshë një fund të gjatë të çarë në të dyja anët e këmbëve, ndërkohë që në pjesën e sipërme vjen në formën e xhaketës. Publiku ia ka ndjerë mungesën moderatores dhe mezi po pret ta shikojë sërish në ekran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on