Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 17:05

Pa makeup dhe e lodhur, Xhensila filmohet gjatë udhëtimit me makinë

Xhensila dhe Besi i kaluan ditët e para të tetorit në Paris, nga ku postuan edhe një foto mahnitëse me në sfond kullën Eiffel. Në sy ra bukuria e Xhensilës, tiparet e të cilës theksoheshin më shumë e veshur në të kuqe.

Sot Besi e Xhensila janë nisur për udhëtimin e rradhës dhe gjatë rrugës këngëtarja ka filmuar veten në makinë. Xhensila shfaqet pa makeup dhe paksa e lodhur nga ky udhëtim.

Këngëtarja mbyll sytë herë duke dëgjuar muzikën që Besi ka vendosur në makinë e herë duke shijuar pamjen që ofron rruga ku po udhëtojnë.

Kujtojmë që Xhensila i ka munguar muzikës prej disa muajsh dhe u tha se do rikthehej këtë verë, por nuk ndodhi.

Na mbetet të presim derisa këngëtarja të deklarojë vetë rikthimin me një këngë që me siguri do kthehet në hit.