Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 17:05

Në konkurrencë sonte, Luana ka dy fjalë me Marinën para emisionit

Të gjithë jemi në dilemën e madhe sonte, kë duhet të shohim nga motrat Vjollca. Dy moderatoret e njohura Marina dhe Luana do të përballen së bashku për shikueshmëri, dhe padyshim kjo ka ngjallur paksa konfuzion tek fansat.

Në një fashë orare të njëjtë, njëra në Tv Klan dhe tjetra në Top Channel, shikuesit janë përballë një zgjedhjeje të vështirë. “Klanifornia” starton sot për herë të parë, ndërkohë që “Shiko kush luan” e Luanës, ka vetëm një javë që ka nisur sezonin e ri. Teksa shikuesit po mendojnë se cilën nga dy bukuroshet do shohin, Luana vetëm pak orë para startimit, ka dy fjalë për Marinën, motrën e saj të zemrës.

“SONTE do shkëlqesh sic di vetëm ti! GJYSMA IME Marina Vjollca suksese. Të dua”,-ka qenë ky postimi i bërë nga Luana për Marinën. Ndërkohë moderatorja ka zbuluar edhe look-un e së motrës për sonte.