Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 17:05

22 ditë para ditëlindjes, Rina surprizohet në mënyrën më të ëmbël nga fansat

Reperja Rina Balaj ndonëse në një moshë të re, është kthyer në një emër mjaft të suksesshëm në estradën shqiptare dhe ka sjellë një sërë hitesh në tregun muzikor. Ajo ka grupin e saj të fansave të cilët përcjellin me vëmendje çdo lëvizje të saj.

Rina feston ditëlindjen me 27 Tetor dhe mbush vetëm 20 vjeç. Pra sic e thamë më sipër, ka arritur goxha karrierë në një moshë të tillë. Fansat e reperes mezi po e presin ditëlindjen e saj, madje kanë vendosur ta surprizojnë 22 ditë para se ajo të vijë.

Reperja ka ndarë në Instastoryn e saj dhuratat e këndshme që i kanë mbërritur nga fansat. Ajo ka marrë kartolina, te të cilat janë shkruar fjalë nga më të bukurat, të tilla si: ‘Edhe yjet xhelozonin për shkëndijën në sytë e saj’. Më pas ato i kanë realizuar dhe një ‘libër’ në të cilin kanë bashkëngjitur foto të Rinës dhe dedikime nga më të ndryshmet: ‘Një ëngjëll lindi me 27 Tetor 1999’, ‘Nëse do ta dish sa shumë të dua, numëro yjet’, ‘Kjo është për ditëlindjen tënde Mami’, ‘Ti më bën të ndihem më mirë’, e shumë të tjera. Kjo dhuratë e parakohshme ditëlindjeje sigurisht që e ka lumturuar shumë reperen sepse fundja ku ka më bukur se njerëzit të të dhurojnë dashuri pa kushte, e sidomos të dish që je ti arsyeja pse dikush sot po buzëqesh!