Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani njihen për miqësinë e tyre të bukur, pasi prej vitesh moderatoret e njohura të ekranit ndajnë çdo gjë bashkë. Fotot së bashku nuk mungojnë asnjëherë në rrjetet sociale, dhe po ashtu dhuratat për njëra tjetrën.

Kështu ka bërë ditën e sotme Arbana teksa ka zgjedhur të surprizojë miken e saj të zemrës Xhemin me një tufë lule. Ka qenë kjo e fundit që përmes një fotoje të hedhur në instagramin e saj, ka bërë një dedikim special për shoqen.

“Ti m’a bën botën kaq të bukur. Të dua Panda”,-ka mbyllur shkrimin Xhemi duke na lënë të kuptojmë se pseudonimi i Arbanës është ‘Panda’. Miqësia e tyre është kaq e bukur saqë dy moderatoret organizojnë shumë shpesh darka tek shtëpitë e njëra tjetrës, ku nuk mungojnë edhe miq specialë.









