Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 17:05

Nuk jua pret mendja: Gerta e BB zbulon sa fiton me videot që publikon në Youtube

Ish-banorja e "Big Brother", Gerta Shino vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në media, edhe pas dy vitesh nga pjesëmarrja e saj në reality show. Gerta tanimë prej dy vitesh jeton në Norvegji me partnerin e saj e madje së shpejti do martohen.

Edhe pse nuk shfaqet më në ekran, Gerta nuk e ka humbur komunikimin me fansat pasi tanimë është kthyer në vlogere dhe poston shpesh video në Youtube duke treguar jetën e saj në Norvegji.

Në një intervistë të fundit për "Mirage", Gerta është pyetur nëse ka menduar të fillojë punë në Norvegji, por ish-banorja shprehet se aktualisht nuk e ka të nevojshme duke qenë se nga Youtube fiton shumë.

"E kam menduar të filloj punë në Norvegji, jo në Shqipëri se këtu sa të japin rrogën këta, unë i fitoj me një video në Youtube. Nuk e harxhoj kohën fare në Shqipëri. Në Norvegji dua të socializohem, të mësoj gjuhën se Youtube-in s'mund ta bëj dhe 40 vjeç", u shpreh Gerta.