Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 16:04

Ç'po ndodh me Taynën? Pasi anuloi koncertin, reperja zhgënjen sërish fansat

Reperes shumë të suksesshme dhe që sjell gjithnjë hite në tregun muzikor shqiptar, Taynës nuk po i ecën mirë me koncertet këtë muaj.

Vetëm dy ditë më parë ajo e anuloi një koncert të saj jashtë vendit për shkak të një vonese në fluturim. Tayna i kërkonte falje fansave dhe u shpreh e mërzitur.

Mirëpo sot sërish reperja ka dhënë lajmin se as koncertin e rradhës nuk mund ta mbajë.

Tayna shkruan se për shkak se vizën e ka aktive nga data 12 tetor, sot nuk mund të performojë në Bern, Zvicër. "Më vjen keq dhe shihemi herën tjetër", shkruan reperja.

Ky lajm i ka zhgënjyer fansat e reperes në Zvicër që mezi po prisnin ta shihnin nga afër. Urojmë që herën tjetër nuk do të ketë pengesa të tilla.