Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 16:04

Pak pasi lajmëroi rikthimin, Dajana Shabani bën ndryshimin e papritur në emision

Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj janë përgatitur për t’u rikthyer me një projekt të ri te ‘Ora News’. Ditën e djeshme Dajana zbuloi detaje nga emisoni, si emri, data dhe ora. Përmes një njoftimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo tregoi se emisioni titullohet ‘‘Casa De Los 3S” me datë 12 Tetor dhe si orë ishte caktuar 22:30.

Mirëpo së fundmi moderatorja na ka lënë të kuptojmë se fansat nuk ishin të kënaqur me atë orar dhe kanë kërkuar ta ndryshojnë. Duke qenë se pa teleshikues nuk ka emision, treshja ka vendosur të ndryshojë orarin duke ua plotësuar dëshirën.

Dajana ka njoftuar ndërmjet një postimi në Instastoryn e saj ndryshimin e bërë. ‘Casa De Los 3S’ do të startojë me datë 12 Tetor në orën 22:05. “‘Casa De Los 3S’ do të vijë të Shtunën në datë 12 Tetor, në orën 22:05 në Ora Tv (orar ky i ndryshuar nga kërkesat tuaja)”,- ka shkruar moderatorja.