Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer lopez është shumë e sukssesshme dhe projektet e saj si në muzikë ashtu dhe në aktrim bëjnë bujë të madhe. Pak pas relizimit të filmit ‘Hustler’ që e vuri në qendër të vëmendjes, ylli botëror konfirmoi se do të jetë pjesë e një filmi të ri.

Jennifer do të luajë rolin kryesor në filmin e titulluar ‘Marry me’. Krahas saj do të aktrojë dhe këngëtari shumë i dashur për publikun, Maluma, i cili do të jetë i fejuari i saj në film. Kasti i aktorëve po merren me xhirimet dhe pritet që filmi të jetë një sukses i vërtetë.

Së fundmi burime nga ‘Daily Mail’ kanë siguruar disa fotografi të Jenniferit pas përfundimit të xhirimeve. Ndonëse 50 vjeç, aktoren jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të kuruar deri në detaje prandaj dhe pamja e saj na habiti disi. Ajo shihet pa asnjë pikë grimi në fytyrë , e lodhur dhe mund të jenë fotot e vetme në të cilat Jenniferi e tregon në fytyrë moshën që ka. Ndersa përsa i përket formave trupore aktorja duket shumë në formë.











