Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 14:02

I çmendi vajzat, Capital T sapo na tregoi muskujt dhe ç'të shohim

Capital T është shumë i dashur për publikun prej hiteve të mira që bën. Por po ashtu artisti sipmatizohet edhe prej vajzave për fizikun e bukur që ka. Ai shpesh na ka treguar se palestrohet shumë dhe prej kësaj ka arritur rezultate të shkëlqyera.

Ditën e sotme Capital T ka postuar një foto të muskujve e cila me siguri i ka çmëndur vajzat. I veshur me një kanatjerë të zezë dhe shumë sportive, këngëtari na ka lejuar t’i shohim trupin e palestruar dhe shumë në formë. Duke i uruar mëngjes të mbarë fansave ai shkruan: “Gjendja e muskujve të mi, pas një nate të premteje të gjatë. Akoma këtu”,-ka shkruar artisti.

Me siguri kjo foto u pëlqye shumë nga fansat e tij të shumtë e mbi të gjitha nga femrat. Capital T vijon të prodhojë muzikë të mirë.