Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 14:02

Po ngiste makinën, Nevina Shtyllës i ndodh e papritura që do t'ju shkrijë së qeshuri

Nevina Shtylla karakterizohet për ëmbëlsinë dhe sportivitetin e saj. Moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku nuk nguron të ndajë me fansat momentet e ditës së saj. Ashtu siç ka ndodhur ditën e sotme, teksa Nevina na ka treguar një situatë vërtet të habitshme që i ndodhi.

Bukuroshja kishte lënë makinën në parkim dhe kur kthehet, sipër saj gjen një mace të zezë e cila nuk lëvizte aspak nga vendi. Edhe kur Nevina tentoi të ndezë makinën dhe të lëvizë, macja nuk luajti aspak. Ajo as nuk u tremb dhe as nuk u zgjua prej gjumit.

Prej kësaj situate Nevina përfitoi t’a fotografonte macen, dhe të bënte humor me këtë gjë. Teksa macja drejtohet dhe e shikon në sy, Nevina e ka përshkruar me fjalët më komike këtë gjë.

“Kush të ka mësuar t’i japësh makinës ty goce”, -ishte shkrimi i moderatores sipër fotos, dhe të gjithë u shkrimë së qeshuri. Një situatë vërtet komike.