Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Tetor 2019, 13:01

Marinën apo Luanën? Kë do ndjekë sot Evi Reçi mes dy kushërirave të saj

Dihet tashmë që këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi është kushërirë me motrat Vjollca, Marinën dhe Luanën. Vajzat shihen shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe lidhjen e gjakut na e kanë zbuluar vetë ato.

Evi ishte e ftuar së fundmi në "Lart e Poshtë", ku gjatë intervistës u pyet për marrëdhëniet me dy kushërirat e saj. Ndër të tjera Evi u vendos mes një zgjedhje.

Kë do zgjidhte ajo mes Luanës dhe Marinës? Evi u përgjigj: "Nuk e di, janë shumë të mira të dyja. Luana është shumë e shkathët, ka energji shumë të mirë. Marina nxjerr shumë mirësi, ka organizim. Janë shumë të mira dhe kanë stile të ndryshme". Po mbrëmjen e sotme kur dy motrat do jenë përballë njëra tjetrës me "Klanifornia" dhe "Shiko kush luan", kë do ndjekë Evi?